Besnik Hasi mund të befasojë me ekipin e ri

Trajneri kosovar, Besnik Hasi, e mbylli shumë shpejt aventurën e tij në Poloni me Legian e Varshavës, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe emri i tij është lakuar shpesh në media si kandidaturë në disa ekipe.

Është përmendur Shkëndija e Tetovës, Kosova dhe Lokereni ku ai ka provuar të jetë edhe lojtari i asaj skuadre.

Së fundmi në skenë del një tjetër pistë, sërish në Belgjikë, aty ku “Gazet van Antwerpen”  se Hasi është ndër kandidaturat për të marrë drejtimin e Royal Antwerp, që kërkon rikthimin në elitën e futbollit belg.

Loading...