Besnik Gashi shpallet më i miri në turneun e futbollit të vogël në Austri (FOTO)

Konsullata turke ka organizuar një turne futbolli në Vienë, ku në kuadër të këtij turneu kanë marrë pjesë plot  25 ekipe nga vende të ndryshme nga Austria.

Fitues në këtë garë në futbollin e vogël ka dalë ekipi i përbërë nga shqiptarët atje, që mban emrin “El Buhari”, përcjell kolona.al.

Vec ekipit më të mirë, lojtarët e së cilit janë shpërblyer me një udhëtim drejt Antalisë, në këtë turne është shpallur edhe lojtari më i mirë i gjithë turneut, titull ky i cili i ka takuar futbollistit Besnik Gashi.

GA

Ndryshe, Besnik Gashi angazhimin e tij në futboll e ka nisur si fëmijë që në moshën 10 vjeçare, në KF Prishtina. Më pas ai ka qenë pjesë e ekipeve futbollistike, KF Ramiz Sadiku, KEK-u , KF Fushë Kosova dhe në KF Ulpiana dhe më pastaj ka vazhduar me karrierën futbollistike në Austri, ku fillimisht ishte pjesë e SC Wiener Neustadt dhe ASV Baden.

Nga janari i këtij viti ai është bërë pjesë e ekipit futbollistik SPC Helfort 15, i cili gjendet në ligën e dytë regjionale të Vienës.

GAS