Besiktasi iu sheh sherrin serbëve, Lyoni në gjysmëfinale (VIDEO)

Lyoni është kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, pas fitores me penallti ndaj Besiktasit. Francezët fituan 7:6, ku për turqit dy penallti i humbën dy lojtarët serbë, Tosic dhe Mitrovic.

120-minutëshi në fushë u mbyll me fitoren e vendësve, 2:1.

Talisca shënoi dy herë për Besiktasin, ndërsa Lacazette realizoi për francezët.

Lyoni e pret në gjysmëfinale një nga kundërshtarët Manchester United, Celta Vigo dhe Ajax.

 

loading...