Besart Veseli ndahet me Elbasanin

Mesfushori Besart Veseli është ndarë me skuadrën e Elbasanit edhe pse me këtë të fundit kishte kontratë edhe një vit. “E kam ndërprerë kontratën me marrëveshje me Elbasanin, pasi skuadra nuk ka më të ardhura të mjaftueshme”, tha Veseli për Gazetolle.com.

Veseli shtoi se është në kontakt me disa skuadra dhe në ditët në vijim do ta bëjë të ditur të ardhmen. “Jam në bisedime me dy skuadra nga Shqipëria, por ka intersim edhe nga Kosova. Fokusi im është që të mbetem në Shqipëri, por mund të kthehem edhe në Kosovë nëse ka ofertë serioze”, përfundoi Veseli.

Besart Veseli ishte shpallur kampion me Llamkos Kosovën.