Besart Berisha takon yllin gjerman e dhëndrin serb

Ish-anëtari i Kombëtares kosovare, Besart Berisha, ka postuar një fotografi me yllin gjerman të futbollit, Bastian Schweinsteiger.

‘Besi’ e ka takuar anëtarin e pensionuar të Kombëtares gjermane gjatë një qëndrimi të këtij të fundit në kryqytetin australian, Melburn.

“Kënaqësi ta takoja legjendën gjermane, Bastian Schweinsteiger”, ka shkruar Berisha në postimin që ka bërë në rrjete sociale.

Gjermani sigurisht se në Melburn ka qenë me bashkëshorten e tij, tenisten e bukur nga Serbia, Ana Ivanovic.

Ndryshe, Berisha e flet mjaftë mirë gjuhën gjermane pasi u rrit në Gjermani ku luajti në disa skuadra para kalimit në Australi dhe tanimë në Kinë.