Besart Berisha në Kinë? Ja vendimi i klubit

Besart Berisha ka vendosur të mbetet përfundimisht në futbollin australian. Mediat e këtij vendi shkruajnë se futbollisti kosovar kishte oferta nga Kina, por nuk e mendoi një transferim të tillë, edhe pse klubet kineze po paguajnë para të majme këtë vit.

Uebfaqja “Smh.com.au” shkruan se Melbourne Victory iu ka rezistuar klubeve kineze, pasi nuk dëshiron ta shesë ish-përfaqësuesin shqiptar, përcjell Zëri.

Prishtinasi së fundmi e vazhdoi kontratën me klubin nga A-League deri në vitin 2018 dhe ndihet rehat në këtë klub.

Ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në kampionatin australian në pesë vjetët e fundit, duke fituar çmime individuale dhe trofe me ekipet, Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.