Besart Berisha me urim dhe foto të veçantë për Kombëtaren (FOTO)

 Nuk mungon një foto e veçantë e Besart Berishës për kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian “Francë 2016”.

Njeriu që djersiti për disa vjet fanellën kuqezi, dhe që tani po shkëlqen në Australi me Melbourne Victory, ka postuar një foto, ku shihet se ka grumbulluar dhjetëra fëmijë dhe persona të tjerë duke formuar shqiponjën, shkruan GazetaOlle.com.

Ai fotos ia ka bashkangjitur edhe urimin. “Urime të përzemërta Kombëtares tonë, një arritje e merituarë, gjithmonë e besoja se kjo ditë do të vije dhe ja ku jemi. Uroj lojtarët e Kombëtares dhe trajnerin për suksesin. Gjithashtu dhe fansat Kuq e Zi… Forca Albania”, ka shkruar sulmuesi prishtinas. /Olle/

besartii