Besart Berisha me mysafir të veçantë (FOTO)

 Në kohën kur të gjithë sytë e tifozë kosovarë janë kthyer kah Besart Berisha, të cilin e presin me padurim të debutojë në fanellën e Kosovës, ai ka mirëpritur një mysafir të veçantë.

Është ish-futbollisti i mirënjohur, Enis Fetahu, me të cilin janë edhe baxhanak.

Fetahu me familje po e viziton Berishën në Melbourne të Australisë, derisa në një foto janë parë të dy duke ushtruar fitness, shkruan Gazeta Olle.

Baxhanak i tyre është edhe portieri i Kosovës, Samir Ujkani, i cili sot pati ndeshje me Pisan në Serie B të Italisë.

Besarti sot u zgjodh në formacionin më të mirë të stinorit vjeshtor në futbollin australian.

besartiiii