Besart Berisha merr ‘Këpucën e Artë’ (FOTO)

Besart Berisha u nderua me çmimin “TAG Golden Boot” (këpuca e artë) të akorduar nga Melbourne Victory, me sulmuesin shqiptar që shënoi 15 gola në kampionatin australian, A-League, e ku spikasin dy golat në “Grand Final”, një në gjysmëfinale dhe një në finale, e që sollën jo vetëm titullin e tretë kampion për Besartin, por dhe titullin e tretë për Melbourne Victory.

Çmimi iu akordua Besart Berishës gjatë ceremonisë “2014/15 Victory Medal”, të prezantuar nga “Bluestar Global Logistics”, një ceremoni e transmetuar live të premten e që zgjati 3 orë e gjysmë, gjatë si cilës u organizuan edhe disa ankande për shitjen e bluzave origjinale të lojtarëve.

golden besart berisha 02

“Faleminderit shumë, çmimin e bukur. Dua të falënderoj ekipin, pasi unë nuk mendoj sesa i bukur është ky trofe në duart e mia, po të mos ishte kontributi i tyre. Dua t’iu falënderoj për mbështetjen që me keni dhënë, që më keni pritur mua më krahët hapur, faleminderit shumë. Ky është një klub i mrekullueshëm. Është një privilegj të jesh në këtë klub dhe unë me të vërtetë shpresoj që qëndroj më shumë këtu dhe të kemi sa më shumë suksese, – tha Berisha pas marrjes së “Këpucës së artë”, ndërkohë që të pranishmit thirrën në kor emrin e tij.

golden besart berisha 03

Ishte vetë sulmuesi që e publikoi foton e tij me “Këpucën e Artë” të personalizuar me emrin e tij, ndërkohë që burime për Sportal.al konfirmuan faktin se ai është duke udhëtuar drejt Kosovës, ku dhe pritet të kalojë një pjesë të pushimeve të tij deri në 10 korrik.

Besart Berisha vazhdon te jetë në qendër të vëmendjes në Australi. Sulmuesi shqiptar i Melbourne Victory, i cili fitoi këtë sezon “Premier Plate” (vendi i parë në kampionatin e rregullt) dhe “Grand Final” (kampion në A-League) vizitoi shkollën fillore Balwyn North Primary School në Melbourne-n lindor.

besart berisha at balwyn north primary schoo

Rreth 400 fëmijë ishin të pranishëm në bisedën e ngrohtë më Besart Berishën, të cilët nuk i kursyen pyetje ndaj yllit shqiptar, të konsideruar si një nga sulmuesit më të mirë të A-League në dekadën e fundit. Nuk mungoi edhe një foto me fëmijët, ku nuk munguan dhe të dy trofetë.