Besart Berisha fiton titullin e kampionit me Melbourne Victory

Besart Berisha ka fituar një tjetër titull kampioni në futbollin Australian.

Sulmuesi i Kosovës fitoi këtë herë titullin me Melbourne Victory, shkruan “GazetaOlle.com”.

Skuadra e tij fitoi finalen e madhe të Play Offit me Neëcastle Jets, 1:0.

Golin e vetëm e shënoi Barbarouses në minutën 9. Besarti luajti tërë ndeshjen.