Besar Halimi kërkon largimin nga skuadra aktuale

Futbollisti i Kosovës, Besar Halimi pritet të largohet nga skuadra aktuale, Brondby.

Siç raportohet në mediat daneze, Halimi ka kërkuar largimin nga skuadra pasi që nuk është i kënaqur me minutat e dhënë ndaj tij, përcjell GazetaOlle.com.

Halimi kohë më parë kishte bërë disa deklarata ndaj trajnerit të tij, pasi që nuk e kishte aktivizuar në disa ndeshje te Brondby.

Mesfushori ka zhvilluar 15 ndeshje për Kosovë dhe ka të shënuar një gol.