Besa vendos për fatin e Arbnor Morinës

Besa e Pejës nuk ka shkuar në gjumë pas përfundimit të kampionatit. Përkundrazi ata janë mobilizuar menjëherë dhe në parim kanë arritur marrëveshje me të gjithë lojtarët.

Krahas tyre, sipas njoftimit të Besës në ‘Facebook’, marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimin është arritur edhe me trajnerin Arbnor Morina.

“Kryesia KF Besa pas përmbylljes së kampionatit dhe analizimit të rrjedhave në sezonin 2014/2015, pati një takim me grupin e futbollistëve dhe shtabit profesional të KF Besa. Me këtë rast u diskutua ecuria e KF Besa në këtë sezonë dhe u prezantua vizioni i kryesisë se klubit për sezonën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Besës

“Përveç disa futbollistëve që kanë kontrata valide, deri në janar 2016, poashtu në parim u arrit dakordi për vazhdimin e kontratave me të gjithë futbollistët dhe kryetrajnerin e shtabit teknik.

Në ditët në vazhdim do t’i shpalosim synimet tona, përforcimet e synuara dhe do të prezantojmë planin e punës dhe veprimit për sezonën 2015/2016, sezon kjo e cila shpresojmë se do të jetë edhe dalja e futbollit kosovar në arenën ndërkombëtare”, shkruan ndër të tjera në komunikatë.

Besa e mbylli kampionin si nënkampion dhe arriti deri në gjysmëfinale të DigitAlb Kupës. (Gazeta Olle)