Besa shpallet kampione e Kosovës

Besa FamGas është kampion i Kosovës në hendboll për edicionin 2017\18.

Ekipi pejan e festoi titullin të dielën pasdite në kryeqytet kur fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 34:28.

Ishte kjo ndeshja e dytë e finales së “play-off”-it të kampionatit të Kosovës në hendboll.

Besa e ka fituar edhe ndeshjen e parë të luajtur të enjten në Pejë dhe kështu me rezultat 2:0 në finale, siguroi titullin e kampionit.

Besa FamGas ka fituar më herët këtë vit edhe Kupën e Kosovës dhe kështu ka vazhduar me dominim të plotë në hendbollin e Kosovës.