Besa rikthen një futbollist të njohur, edhe këta yje luajtën sot

Besa e Pejës vazhdon të konsolidojë radhët e veta, përkundër shumë vështirësive që hasi gjatë kësaj vere në riorganizimin e klubit.

Pejanët kanë vendosur të rinovojnë me një pjesë të skuadrës së ‘shpëtuar’ nga merkatoja verore dhe krahas saj ka kryer një transferim.

Fjala është për Florent Papuqin që ka vendosur të rikthehet tek skuadra e tij e fëmijërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

papuqi

Papuqi ka luajtur sot në ndeshjen kontrolluese ndaj Dukagjinit, të cilën Besa e triumfoi me shifrat 5-1.

Krahas Papuqit në këtë ndeshje u paraqitën edhe kapiteni Fetim Kasapi, Florent Qorraj, Donart Sheqerolli dhe Endrit Maloku, merr vesh Gazetasheshi.com.

qorraj

Marrëveshja për zyrtarizimin e këtyre futbollistëve mund të ndodh nesër.