Besa reagon për vdekjen e tifozit të tyre: Do mbetesh në kujtimet tona gjithmonë

Ka ndërruar jetë një nga tifozët më të shquar të skuadres pejane, Besa, Fatos Morina, i njohur si ‘Tosi’.

Për vdekjen e Morinës ka reaguar edhe skuadra e Besës së pejës, përcjellë Gazeta OLLE.

“Sot ka ndëruar jetë Fatos Morina, një tifozë i flakët i FC Besa dhe një sportdashës i madh i sportit pejan! Pusho i qetë Fatos.

Ngushllime Familjes Morina, e neve në FC Besa do të na mbetesh në kujtime gjithëmonë!”, ka shkruar KF Besa në llogarinë e tyre zyrtare.

Për vdekjen e ‘Tosit’, sot ngushëllime kanë shprehur edhe disa ish-lojtarë nga Peja përfshirë edhe Mensur Durakun e Valmir Bytyqin.

Sot ka ndëruar jetë Fatos Morina, një tifozë i flakët i FC Besa dhe një sportdashës i madh i sportit pejan!Pusho i…

Gepostet von FC Besa am Montag, 25. Mai 2020