Besa nuk ndalet

Besa ka vazhduar pa humbje në Superligën e hendbollit të Kosovës, pasi në shtëpi mposhti Trepçën me rezultat të thellë, 30:19. Në këtë ndeshje kampionët në fuqi dominuan nga fillimi i ndeshjes duke i mposhtur me lehtësi mitrovicasit.

Prishtina ka vazhduar me fitore nën drejtimin e trajnerit Arben Parduzi duke e mposhtur kësaj radhe në shtëpi Zhegrën me rezultat 28:25.

Në pjesën e parë, më të mirë ishin vendasit, të cilët falë lojës së mirë në sulm arritën të shkonin në pushim me rezultat 16:10. Edhe në 30 minutëshin e dytë prishtinasit u treguan më të mirë duke shënuar në fund fitore me tre gola dallim.

Në ndeshjet tjera, Vushtrria ka shënuar fitore si mysafire e Samadrexhës, kurse Kastrioti, e kaluar ka gjetur fitoren në udhëtim, duke e mundur Drenicën. Drita fitoi në shtëpi në duel me Vëllaznimin.

Rezultatet

Besa – Trepça                30:19

Prishtina – Zhegra                   28:25

Samadrexha – Vushtrria         28:37

Drenica – Kastrioti                  23:33

Drita – Vëllaznimi                   33:30

Tabela 

Besa                     32

Prishtina               28

Vushtrria              22

Kastrioti               20

Zhegra                  19

Vëllaznimi            10

Drita                     9

Drenica                 8

Trepça                  7

Samadrexha                   1