Besa mposhtet nga Kastrioti i Krujës

Në Tiranë u zhvillua ndeshja miqësore ne mes Kastriotit dhe Besës ndërsa ndeshja përfundoi 2:1 në të mirë të skuadrës nga Shqipëria.

Edhe pse Besa u mposht nga skuadra e Kastriotit që bënë pjesë në Ligën e Parë të Shqipërisë (Kategoria e dytë), Arbnor Morina provoi të gjithë futbollistët, shkruan Gazetaolle.com.

Golin e vetëm për Besën e ka shënuar Fisnik Papuqi.

Besa statoi me këtë përbërje: Bytyqi, Osmani,Zhara,Fl. Papuqi,Fi. Papuqi, Milicaj, Kasapi, Dabiqaj, Qorraj, Karahoda, Rexha.