Besa konfirmon tri përforcime, zyrtarizon të katërtin që vjen nga Mali i Zi

Besa e Pejës është duke vazhduar me riorganizimin e klubit pas një stinori të palakmueshëm në vjeshtë.

Klubi pejan ka zyrtarizuar tri përforcime deri më tani me Robert Gjerajn, Shkëmbim Salihun dhe Burim Fetahun.

Lojtari i katërt që iu bashkua Besës është Fatmir Molabeqirovic, shqiptar nga Mali i ZI.

Klubi ka paralajmëruar edhe disa përforcime të reja në ditët në vijim.

Besa është duke tentuar që ta kryej edhe një fazë përgatitore jashtë vendit. /Gazeta Olle/

845X486554126_1_kf_besa