Besa e pandalshme, këto janë rezultatet në hendboll në katëgorinë e meshkujve dhe femrave

Kampioni në fuqi, Besa Famiglia nga Peja, pa ndonjë telashe shënoi fitore si mysafir me rezultat 37:28 në ballafaqim me Zhegrën, në ndeshjen hapëse të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve.

Pejanët u kthyen me dy pikë, duke konfirmuar se nuk do të kenë konkurrencë edhe në këtë edicion. Trajneri i Besës Arben Muqolli është i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij dhe tani do të përgatitet për takimin e ardhshëm, kundër ekipit me renome Kastriotit nga Ferizaj.

Drita e Gjilanit ka qenë më e mirë se Trepça e Mitrovicës, duke triumfuar me rezultat 32:28. Trepça drejtohet nga trajneri Taib Kabashi por me gjithë orvatjet nuk ia doli që të kthehet e pamposhtur nga Gjilani. Drita arkëton dy pikë të mëdha dhe pretendon të jetë në pjesën e lartë të tabelës.

Kastrioti i Ferizajt shënoi fitore të thellë me rezultat 36:17 ndaj Vushtrrisë. Ferizajasit kanë trajner Verim Zherkën dhe mëtojnë të jenë kandidatë për titullin e kampionit.  Llapi i Podujevës pësoi si mysafir me rezultat 36:30 nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Në konkurrencën e femrave, janë arritur rezultate kryesisht të femrave, por që vërehet që ka rënie të cilësisë.

Liga e meshkujve

Drita-Trepça        32:28

Prishtina-Drenica me 21 shtator

Vëllaznimi-Llapi  36:30

Zhegra-Besa Famiglia  27:38

Kastrioti-Vushtrria       36:17

Në javën e dytë takohen: Trepça-Vushtrria, Besa Famiglia-Kastrioti, Llapi-Zhegra, Drenica-Vëllaznimi dhe Drita-Prishtina.

 

Liga e Femrave

Kastrioti-Prishtina        24:28

Deçani-Shqiponja         7:47

KEK-u-Istogu       22:32

Drita-Vushtrria 22:37

Vëllaznimi-Samadrexha me 21 shtator

Në javën e dytë takohen: Prishtina-Samadrexha, Vushtrria-Vëllaznimi, Istogu-Drita, Shqiponja-KEK-u dhe Kastrioti-Deçani.