Besa e fiton derbin

Besa Famiglia e ka fituar derbin e xhiros së dytë të Superligës së hendbollit, duke e mposhtur Kastriotin 33:26, me ç’rast e ruajti pozitën e parë në tabelë.

Ndërkohë, Drita e mposhti Prishtinën me rezultat 32:25, ndërsa Vëllaznimi e fitoi ndeshjen interesante me Drenicën në udhëtim, shkruan Zëri.

E Trepça e dërrmoi Vushtrrinë, duke shënuar më shumë se dyfishin e golave.

Ndërkaq, në derbin e skuadrave të fundit në tabelë, Zhegra e mundi Llapin, duke e shijuar fitoren e parë.

Rezultatet: Trepça – Vushtrria 37:16, Besa Famiglia – Kastrioti 33:26, Llapi – Zhegra 24:27, Drenica – Vëllaznimi 32:34 e Drita – Prishtina 32:25.

Tabela: Besa Famiglia 4 pikë, Drita 4, Vëllaznimi 4, Trepça 2, Kastrioti 2, Prishtina 2, Zhegra 2, Llapi 0, Drenica 0 e Vushtrria 0.

loading...