Besa – Dukagjini, kush e ka pritur këtë rezultat

Besa e ka ‘dërmuar’ në miqësoren e sotme ekipin e Dukagjinit.

Pejanët triumfuan me shifrat bindëse 5-1 në duelin e zhvilluar në Stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Pejanët që vetëm ditë më parë filluan me fazën përgatitore pas shumë vështirësive kanë shfaqur një ndeshje mjaft të mirë përballë Dukagjinit që nuk ishte as për së afërti në elementin e duhur.

Kujtojmë që Besa ka emëruar për trajner Valdet Shoshin, derisa pritet të ketë shumë risi tek kjo skuadër gjatë ditëve në vazhdim.