Besa dhe Prishtina nuk ndalen, orari dhe tabela

Besa FamGas dhe Prishtina po tregohen ekipe pa konkurrencë në Superligën e Kosovës në hendboll, shkruan zeri.info.

Skuadra pejane e ka “shkatërruar” Llapin në udhëtim, duke e mposhtur me plot 34 gola dallim, 52:18, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Nga ana tjetër, përcjellësi i ekipit bardhekuq, Prishtina, nuk hasi në ndonjë problem për ta mundur Vushtrrinë me 16 gola dallim, 44:28. Në duelin e tretë dhe të fundit të fundjavës Drita shënoi fitore minimale ndaj Zhegrës.

Rezultatet

Llapi – Besa FamGas 18:52

Prishtina – Vushtrria 44:28

Drita – Zhegra 34:31.

E hënë: 

Vëllaznimi – Samadrexha (18:30). 

E mërkurë: Trepça – Kastrioti (18:00).

Tabela: 

Besa 12 pikë

Prishtina 12

Drita 8

Kastrioti 6

Zhegra 5

Trepça 4

Vëllaznimi 4

Vushtrria 3

Samadrexha 2

Llapi 0