Besa arrin marrëveshje me pesë futbollistë!

Drejtuesit e Besës mbrëmë kanë pasur një takim me disa prej lojtarëve që bartën barrën kryesore edicionin e kaluar.

Fjala është për Fetim Kasapin, Florent Papuqin, Fatlum Gashin, Adis Salihun dhe portierin Visar Bekaj.

Ndërkohë, Gazetasheshi.com merr vesh se të gjithë futbollistët kanë gjetur akordin për vazhdimin e bashkëpunimit me Besën.

Futbollisti i radhës që pritet të vazhdojë me klubin pejan është Florent Qorraj.