Bernard Berisha në formacionin e javës, goli i tij ka një dedikim të veçantë

Bernard Berisha e nisi me gol me vollej sezonin e ri në Premier Ligën ruse.

Sulmuesi i majtë i Kosovës shënoi në fitoren 1:0 të Akhmat Groznyt ndaj Krasnodarit.

Bernardi golin ia ka kushtuar djalit të tij, Diarit, i cili erdhi në jetë muajin e kaluar, shkruan Gazeta Olle.

Berisha u përfshi në formacionin e javës në Rusi.