Bernard Berisha debuton me fitore, merr numër të veçantë (FOTO)

 Bernard Berisha ka debutuar me fitore për Anzhi Makhachkala, në miqësoren e zhvilluar sot.

Skuadra ruse fitoi 3:0 ndaj kazakistanëve të Оkzhetpes, në takimin e luajtur në Abu Dhabi, ku Anzhi po kryen një fazë përgatitore, shkruan GazetaOlle.com.

Sulmuesi 23-vjeçar nga Peja, luajti titular, derisa e veçanta tjetër ishte se ai mori numrin 95 në fanellë.

Bernardi në Anzhi u transferua të martën nga Skënderbeu i Korçës, ku nënshkroi kontratë tri vjet e gjysmë. /Olle

bernard anzhi bernard anzhiii Bernard berisha bernardi anzhii bernardi anzhiii