Bernard Berisha: Qëndroni në shtëpi, në qershor iu bëjmë krenarë

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ka dhënë mesazhin e tij për të gjithë popullin e Kosovës pas përhapjes së koronavirusit Covid-19 edhe në vendin tonë.

Ky është mesazhi i anëtarit të skuadrës Akhmat Grozny:

“Përshëndetje të gjithëve. Duke marrë parasysh se kohët e fundit është përhapur koronavirus ju bëj thirrje të gjithëve që të dëgjoni institucionet e shtetit tonë”.

“Kjo është një sfidë për të gjithë ne, por kemi pasur edhe sfida tjera që i kemi kaluar me sukses. Andaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të keni kujdes për veten dhe për të tjerët”.

“Në muajin qershor kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme ku shpresojmë t’i arrijmë dy fitore dhe të t’ju bëjmë të gjithëve krenarë. Forca Kosova!”, thuhet në mesazhin e Bernard Berishës.