Berlusconi: Unë pesë Liga të Kampionëve, Juventusi një

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, e ka thumbuar keq Juventusin në lidhje me finalet e Ligës së Kampionëve që i ka humbur skuadra bardhezi.

“Ne do të fitojmë dhe do të kthehemi në Evropë. Me mua, Milani ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve ndërsa në këto vite, Juventusi e ka fituar vetëm një të tillë. Milani i madh do të kthehet”, deklaroi Berlusconi për “CSR”.

Ndryshe, Juventusi në total i ka humbur gjashtë finale të Ligës së Kampionëve, duke i fituar vetëm dy të tilla. /Olle