Berisha shënon kundër Grezdës në Ligën e Evropës

Vëllai i mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha, Veton Berisha ka shënuar sot golin e parë në ndeshjen kundër Rangers.

Berisha ka shënuar në minutën e 41’të pas një kundërsulmi të Rapid Wien për të kaluar të parët në epërsi kundër skuadrës së Steven Gerard.

Por, festimi i austrikëve zgjati vetëm 2 minuta pasi që në minutën e 43, Morelos shënon për të barazuar rezultatin.

Ndryshe, Vetoni për dallim nga Valoni luan për Kombëtaren e Norvegjisë, kurse Valoni për atë te Kosovës.

Më poshtë e keni golin e Berishës.