Berisha, penallti e gol, Balaj, dy golësh në kualifikimin e Groznyn në Kupën e Rusisë

Bekim Balaj dhe Bernard Berisha kanë qenë protagonistë të kualifikimit të Akhmat Grozni në turin tjetër të Kupës së Rusisë ku skuadra e tyre është vënë përballë SKA Khabarovsk.

Në takimin e luajtur në stadiumin që mban emrin e Leninit, futbollistët shqiptarë kanë ndihmuar ekipin të bëjë diferencën dhe të kalojë në turin tjetër të turneut.

Të dy futbollistët ishin titullar në këtë sfidë e cila u mbyll me barazimin 2-2 në 90 minuta, në shtesën e ndeshjes, ishte Balaj i cili realizoi me një penallti në minutën e 113, pas penalltisë së fituar nga Beirsha, por kjo nuk mjaftoi pasi vendasit barazuan duke çuar ndeshjen te gjuajtjet e penalltive.

Aty Akhmat realizoi të 4 tentativat e veta, me Balajn e Berishën që goditën nga pika e bardhë, duke i dhënë suksesin skuadrës çeçene, pasi vendasit realizuan vetëm 2 herë. Në raundin tjetër, Akhmat Grozni do të përballet me Arsenal Tula, raporton VipSport.