Berisha parashikon rezultatin në Shqipëri-Zvicër, Sllova tregon si u pengua shpalosja e flamurit gjigant kuqezi

Futbollisti i Anzhit, Bernard Berisha, ka treguar një prapaskenë interesante me kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, në emisionin “Euro Arena” në Tribuna Channel.

Të ftuar ishin edhe pronari i “KD Events”, Kushtrim Demiri, i cili foli për organizimin e shikimit të Evropianit në sheshin e Prishtinës si dhe Rinor Sllova, ideatori i flamurit gjigant që do të shfaqet në ndeshjen me Francën.

Demiri ka zbuluar praninë e Kastriot Tushës i cili do ta këndojë himnin, ndërsa Sllova ka folur për pengesat që iu kanë dalë atij dhe shokëve të tij, për shpalosjen e flamurit.