Berisha paralajmëron bashkëlojtarët

Ish-basketbollisti i Pejës dhe Sigal Prishtinës, Dardan Berisha ka thënë për mediat polake se nuk i frikësohet konkurrencës në Përfaqësuesen e Polonisë.

“Jam duke u ndjerë mirë dhe jam shumë i kënaqur me atë se çfarë jam duke treguar në ushtrime. Konkurrenca është shumë e madhe por nuk i frikësohem aspak”, deklaroi Berisha.

Ndryshe MVP i Ligës Ballkanike edicionin që lamë pas ka bërë edhe një hap të madh në karrierë duke u transferuar nga Sigal Prishtina te Cibona Zagreb.