Berisha: Nuk i kemi ikur ende barazhit

Prishtina ka arritur fitore të madhe ndaj Istogut duke e mposhtur me rezultat 1:0.
Pas ndeshjes trajneri i Prishtinës, FadilBerisha, përkundër kësaj fitorje tha se ekipi i tij nuk i ka ikur ende barazhit.

“S’do të thosha që i kemi ikur barazhit, sepse matematikisht si kemi ikur ende barazhit, por tani më 90 përqind i kemi gjasat ku nga dy ndeshjet e mbetura na duhet vetëm edhe një pikë, çka besoj se do t’ia arrijmë. Kurse, kisha me thënë që ishte lojë e mirë, patëm shumë raste ku nuk shënuam dhe u deshtë që pak të tërhiqeshim që mos të pësonim, sepse kur huq gjitha ato raste edhe mund të ndëshkohesh”, deklaroi Berisha./Prishtinafc.com