Berisha në portë, Atalanta shkatërron Chievon

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, rikthehet me sukses të madh në fanellën e Atalantës e cila si mysafirë e demoloi me rezultat 4:1 Chievon.

Berisha u paraqit me sukses duke pasur disa intervenime mjaft të mira dhe me ekipin e tij u rikthyen me tri pikë të mëdha. Chievo me gjithë përparësinë e fushës nuk ndikoi që të dalin me rezultat pozitiv sidomos në 45 minutat e parë pësoi tri gola.

Futbollisti Alejandro Gomez në minutën e 4-të e 23-të, pastaj Andrea Conti (42’) e Remo Freuler (69’) shënuan për fitoren e thellë të skuadrës së Atalantës dhe Sergio Pellissier realizoi golin e nderit në minutën e 62-të për vendasit. Atalanta është në vend të pestë me 35 pikë, kurse Chievo mban pozitën e 11-të me 25 sosh.