Berisha mund të bëjë rikthim në Serie A, si shkak koronavirusi

Virusi i përhapur tashëmë në krejt botën mund t’ia mohojë futbollistit kosovar transferimin afatgjatë në Fortuna Dusseldorf

Valon Berisha nuk pritet të qëndrojë gjatë në Fortuna Dusseldorf, shkruan Gazeta Express.

Shkaku i koronavirusit, futbollisti kosovar gjendet gjithnjë e më larg klubit gjerman.

Përfaqësuesi kosovar është i huazuar tek klubi nga Bundesliga deri në fund të sezonit.

Në Fortuna ai po luante rregullisht që nga janarit.

Mirëpo, mediumi gjerman “Express.de” shkruan se paqartësitë, mbi të gjitha në aspektin ekonomik, mund ta shtyjnë klubin gjerman të heq dorë nga Berisha.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Fortunas, Lutz Pfannenstiel.

“Në këtë moment është e komplikuar të bësh çfarëdo parashikimi. Ne nuk mund ta dimë se si do të përfundojë e gjithë kjo”, ka thënë ai.

Berisha e kishte një eksperiencë negative tek Lazio.

Ai mund të rikthehet në Romë përkohësisht dhe më pas gjatë verës ta gjejë një klub tjetër.