Berisha: Meritat më të mëdha i kanë ‘Plisat’

Basketbollisti më i mirë i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, tha pas finales së Kupës me Pejën se skuadra e tij arriti fitore të merituar.

Berisha u shpalle edhe MVP.

“Ishte një lojë e fortë. Merita kanë të gjithë duke u nisur nga kryesia, të gjithë lojtarët e në veçanti tifozët ‘Plisat'”, deklaroi Berisha, për ‘Supersport’. Ai në të kaluarën ka luajtur edhe për Pejën.

Prishtina e mundi Pejën me rezultat 81:78. /Olle