Berisha: Mëkat që nuk e përcollët Kosovën

Kosova të premten ka pësuar në miqësoren e zhvilluar me skuadrën gjermane Werder Bremen, me shifrat 2:0.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Aycicek në minutën e 27-të, dhe Makiadi që shënoi golin e dytë në minutën e 88-të. Zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha vlerëson se Kosova ndaj Werderit ka zhvilluar një lojë të mirë. “Është zhvilluar një lojë shumë e mirë. Kemi treguar performancë të lartë. Mëkat që nuk e kanë parë njerëzit në Kosovë këtë ndeshje në televizion”, ka thënë Berisha në një prononcim për ‘Radio Kosovën’. Kjo është miqësorja e dytë e Kosovës së drejtuar nga Albert Bunjaku, në këtë muaj.

Të martën, kosovarët barazuan po ashtu me gjermanët e Eintracht Frankfurt (0:0).