Berisha më i miri, Championsi në duart e tij

Penalltia e pritur ndaj Ikardit dhe disa ndërhyrje të tjera të sakta kanë bërë që Etrit Berisha të ishte futbollisti më i mirë për Lacion në humbjen ndaj Interit.

Edhe pse luajti shumë pak minuta në fushën e lojës, portieri i kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 7 nga Sportmediaset dhe portalet e Lacios.

Në fund bëri një tjetër pritje spektakolare ndaj Brozovic që shmangu golin e tretë.

Evropa e Lazios në duart e shqiptarëve

Ndoshta Pioli nuk i do, por Championsi i Lacios varet nga shqiptarët. Në ndeshjen e ardhshme do të jetë Etrit Berisha titullar për shkak se Marketi do të mungojë 1 javë, ndërsa mungesat e shumta në mbrojtje mund të rikthejnë edhe Lorik Canën në qendër të mbrojtjes./GolAlb/