Berisha: Dua më tepër hapësirë

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha, që luan me skuadrën e Lacios në Serinë A, gjatë pushimeve në Kalmar të Suedisë, ka dhënë një intervistë për “24kalmar.se”, në të cilën rrëfen jetën e tij laciale, si dhe synimet e tij për të ardhmen. Ja çfarë mendon Ertriti.

Si po i kaloni pushimet?

 Kam ardhur nё Suedi pёr tё takuar prindёrit e tё dashurёs time nё Hultsfred dhe tё dielёn kam parё edhe ndeshjen kundёr AIK. Ishte një ndeshje shumë nervoze. Fillimisht isha nё ishujt Maldive pёr 2 javё dhe pastaj u riktheva sёrish nё Romё. Jam i lumtur qё ndodhem nё Kalmar. Kam kaluar vite mjaft tё bukura dhe kam miqtё e mi kёtu. Ky qytet do tё jetё gjithmonё nё zemrёn time. Ndihem si nё shtёpi.

Po stёrviteni gjatё kёsaj kohe?

 Pёr momentin jo. Ёshtё njё moment kur dёshiron ta harrosh futbollin dhe tё relaksohesh sepse kemi edhe shumё gjёra tё tjera pёr tё bёrё edhe jashtё fubtollit. Kjo ёshtё pak kohё pёr relaks, por duke pasur kujdes kuptohet.

 Si ёshtё tё luash te Lacio?

Ёshtё nder i madh tё luash nё njё klub tё tillё. Unё debutova kundёr Interit dhe ishte njё ёndёrr e bёrё realitet. Unё punoj shumё gjithmonё qё tё jem nё formё. Ishte njё sezon i mirё pёr mua ai i pari…

 Por Pioli preferon mё shumё Marketin si titullar…

Konkurrenca nё skuadёr ёshtё gjithmonё e mirё dhe tё motivon qё tё puhosh mё shumё. Unё ndihem mirё pavarёsisht se kam luajtur pak. Do tё vazhdoj tё punoj shumё fort pёr tё kёrkuar edhe unё minutat e mia.

 Çfarё ke mёsuar mё shumё te Lacio?

Punojmё shumё me detajet, por aty stёrvitesh edhe me lojtarё tё njё niveli tё lartё, qё godasin fort, kanё shpejtёsi. Kjo do tё thotё se edhe unё duhet tё ndёrhyjё me shpejtёsi. Gjёra qё i bёja edhe me Donnen (Donald Arvidsson, trajner i portierёve te Kalmar). I jam shumё mirёnjohёs qё mё ka ndihmuar shumё.

Lacio do tё luajё edhe nё Champions League kёtё vit…

Ёshtё njё objektiv shumё i mirё pёr ne si ekip, por duhet tё bёjmё kujdes nё fazёn e eliminatoreve ose Play Off pasi do tё pёrballemi me ekipe shumё tё forta dhe nё kёtё moment edhe njё gol vlen shumё. Do tё luajmё kundёr lojtarёve mё tё mirё nё botё.

 Do tё filloni sezonin e tretё te Lacio. Si e shihni konkurrencёn me Marketin?

Do tё jetё e fortё sёrish. Unё do tё jap gjithcka nё stёrvitje dhe pastaj ёshtё trajneri ai qё vendos. Kemi shumё turne pёr tё luajtur kёtё vit si Kupa, kampionati, Championsi. Sigurisht qё unё dua tё luaj mё shumё dhe ata e dinё tё gjithё kёtё gjё. Pёr mua ёshtё njё moment shumё i rёndёsishёm nё karrierё.