Berisha dje nënshkroi me Terek Groznin, ja çfarë thotë sot presidenti i tij për të

Të mërkurën Bernard Berisha nënshkroi  zyrtarisht kontratën me Terek Groznin.

Kjo lëvizje i ka entuziazmuar të gjithë, përfshi këtu presidentin e skuadrës por edhe tifozët.

Vetë numri një i klubit çeçen, Muhamed Daudov e ka pritur mjaft mirë transferimin e mesfushorit nga Kosova te skuadra e tij.

Në një koment që ka bërë për Berishën, Daudov është shprehur:

“Unë e di që shumë tifozë të Terekut dëshironin ta shihnin Bernard Berishën te ekipi ynë. Ai ka luajtur vetëm një vit në Premier Ligën Ruse, por në një kohë të shkurtër ai ka treguar anën e tij të mirë në fushën e lojës.”

“Është e drejtë të themi që Berisha është një nga lojtarët më të mirë sulmues të krahut në kampionat. Unë uroj që ai të tregojë edhe te ne aftësitë e tij më të mira, sigurisht me ndihmën tonë dhe të tifozëve. Mirësevjen te Tereku Bernard Berisha”, ishin fjalët e Daudov.