Berisha debuton duke zëvendësuar serbin, Lazio turpërohet keq

Mbrëmja e sontme ishte interesante për mesfushorin e Kosovës, Valon Berisha.

Ai ka debutuar sonte për Lazion në Europa Ligë, derisa ekipi romak pësoi humbje 4:1.

E ky moment mund të cilësohet më interesanti pasi që njëri prej talentëve më të mëdhenj të Serbisë kohëve të fundit është zëvendësuar me lojtarin që është më i miri për Kosovën.

Valon Berisha ka zëvendësuar Milinkovic-Savic në minutën e 64’të te ndeshjes.

Lazio pësoi humbje turpëruese sonte.