Bëri super paraqitje ndaj Kosovës U-21: Edi Reja pritet ta fton talentin e shpresave në ekipin e parë

Sulmuesi Armando Broja pritet të jetë emri i ri në listën e seleksionuesit të Shqipërisë, Edy Reja, për ndeshjet eliminatore të “Euro 2020” që i luan muajin e ardhshëm, ka njoftuar të mërkurën e përditshmja tiranase “Panorama Sport”.

Bëhet e ditur se Broja do të jetë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet me Andorrën (14 nëntor) dhe me Francën (17 nëntor) që i luan në shtëpi.

Broja është rritur në akademinë e Chelseat dhe aktualisht është pjesë e ekipit U-18 për të cilin këtë edicion ka shënuar tetë gola në 13 ndeshje, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka edhe tre gola në dy ndeshje me ekipin U-21 të Shqipërisë dhe Reja dëshiron ta testojë në sulm për ndeshjen me Andorrën.

“Një prej emrave që mund të gjejë vend në listën e Kombëtares A është Armando Broja. Futbollisti i akademisë së Çelsit, i cili është aktivizuar me të gjitha ekipet e moshave, pritet që të ketë një ftesë nga Kombëtarja A për t’u provuar me gjasë ndaj Andorrës”, ka shkruar “Panorama Sport”.