Beqiri ‘mesazh’ trajnerit, porta është…

Në ndeshjen derbi ndërmjet Trepçës dhe Trepçës ’89, heroi doli të jetë portieri i mysafirëve, Arben Beqiri, i cili mbrojti një penallti gjatë ekuzektumit të tyre, për t’i dhënë skuadrës së tij fitoren.

Ai tha se kjo ndeshje ishte speciale për të. “Po ndeshja e djeshme ka qenë një ndeshje shumë e rëndsishme si për mua ashtu edhe për skuadrën time. Dihet që duelet ndërmjet dy Trepçave janë gjithmon interesante. Për mua ka qenë emocion i dyfishtë, pasi kam qenë edhe pjesë e Trepçës për dy vite”, tha fillmisht për ‘Gazetën Olle’, portieri Arbën Beqiri.

Sipas tij fitorja ishe e meriuar. “Sa i përket fitores së skuadrës jam i lumtur, në bazë të asaj që treguam në fushë”.

Ai thotë se është i gatshëm ta mbroj portën e skuadrës së tij në çdo ndeshje, nëse i besohet atij. “Po në përgjithësi mendoj që kam bërë paraqitje të mira, kurse sa i përket asaj se kush do të jetë titullar vendos trajneri. Ai e shikon dhe e di më së miri, se cili duhet të startoje nga fillimi. Me rëndësi per ne është suksesi kolektiv”, pohoi Beqiri.

Portieri mitrovicas dëshiron një trofe me Trepçën ’89 këtë edicion. “Sa i përket trofeve mendoj që deri në fund do të luftojmë për titull, ashtu edhe për kupe sepse kemi ekip cilsorë që të fitojmë trofe”, përfundoi portieri Beqiri.