Beqiraj: Kam marrë ofendime të turpshme para ndeshjes, por falënderoj mediat dhe tifozët e Kosovës

Nuk ishte një ndeshje e lehtë emocionalisht për kosovarin Fatos Beqiraj mbrëmë.

Sfida mes Malit të Zi dhe Kosovës e ngarkoi atë jo pak, përcjellë Gazeta Olle.

Ai kishte presion para ndeshjes nga disa persona nga Kosova.

Ata e fyen Beqirajn për zgjedhjen e tij të luajë për Malin e Zi, por kjo nuk e dekoncentroi atë aspak.

“Kam marrë shumë fyrje, shumë sharje nga disa njerëz nga Kosova të cilët nuk e dinë situatën time, nuk e dinë si ka shkuar karriera ime nga fillimi dhe si kam ardhur deri këtu”, deklaroi Beqiraj për mediat kosovare pas përfundimit të sfidës në Podgoricë.

“Mirëpo, sharjet nuk i kam marrë aspak seriozisht”.

“Ata kanë qenë njerëz të thjeshtë, jo të rëndësishëm dhe s’kanë mundur të më dekoncentrojnë”.

“Unë dua t’i falënderoj të gjitha mediat kosovare dhe tifozët e Kosovës, pasi që të gjithë janë treguar shumë korrekt me mua”, shtoi ai. /Gazeta Olle/