Beqiraj fenomenal, shënoi për barazimin e Dinamos

Sulmuesi nga Kosova, Fatos Beqiraj, i cili luan për përfaqësuesen e Malit të Zi, njëherësh është pjesë e Dinamos nga Moska, anëtar i elitës së futollit rus, tregoi lojë të mirë, duke shënuar në barazimin me rezultat 2:2 në ballafaqimin me austriakët e Wacker Innsbruck, në ndeshjen miqësore.

Beqiraj fenomenal, e hapi serinë e golave, kur shënoi në minutën e 3-të, pastaj udhëhoqën me rezultat 2:0, por nuk arritën që ta ruajnë këtë epërsi, duke përfunduar takimi baras, 2:2.

beqiraj

Beqiraj luajti në pjesën e parë dhe me sukses të madh, në anën tjetër ka qenë edhe një test i mirë edhe për trajnerët për të parë formën e secilit lojtar në prag të fillimit të kampionatit të ri.