Benjamin Kololli realizon dy gola dhe një asist në Zvicër

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është hero i fitores së thellë të Lausannes me rezultat 5:1 kundër Zurich-ut, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit të Zvicrës.

Kololli tregoi përformancë të jashtëzakonshme, duke realizuar dy gola dhe kontribuuan në fitoren bindëse.

Ai deri me tash ka shënuar shtatë gola në kampionat dhe është i treti në listën e shënuesve.  Kololli shënoi në minutën e 5-të dhe në atë të 53-tën, ndërsa tre të tjerë i realizuan: Zarate (33′), Campo (37′) e Margiotta (41′). Në golin e Margiottas ka asistuar Kololli, që ishte në ditën e tij.

Për mysafirët shënoi Winter në minutën e 57-të, një minutë më vonë futet Izer Aliu, por me gjithë angazhimin nuk ia dolën të ngushtojnë humbjen. Mersim Asllani futet në fund të takimit për Lausannen, e cila shkëlqeu me lojë. Lausanne ngjitet në vend të pestë me 28 pikë, ka tri me pak se Zurich që gjendet dy vende më lartë. Shqiptarët Albian Ajeti e Taulant Xhaka me Baselin u kthyen me pikë domethënëse, duke e mposhtur me 2:0 Grasshoppersin.

 Xhaka e Ajeti u paraqitën titullarë, ndërsa ky i fundit u zëvendësua në minutën e 85-të. Në minutën e 25-të,  Elyounoussi shënoi për 0:1, kurse Ajeti asistoi në golin e dytë kur realizoi Steffen pikërisht në minutën e 59-të. Nedim Bajrami, Arijan Qallaku dhe Mërgim Brahimi, u paraqitën standardë për Grasshoppersin. Brahimi e Bajrami u zëvendësuan në minutën e 66-të, kurse Albion Avdijaj u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, por të dëshpëruar lëshuan fushën nga humbja përballë kampionit. Futbollistë Shkëlqim Demhasaj e Idriz Voca me Luzernin si vendas u mundën me 4:2 nga Young Boys. Voca u zëvendësua në minutën e 63-të, kurse Hekuran Kryeziu u fut në lojën në fillim të pjesës së dytë, por nuk ia dolën përballë liderit. /Bota Sot

Liga e Zvicrës

Grasshppers-Baseli       0:2

Lausanne-Zurich 5:1

Luzern-Young      2:4

St. Gallen-Sion    3:2

Thun-Lugano       2:3

Tabela

1. Young Boys     19     12     4       3       40

2. Basel      19     11     5       3       38

3. Zurich    19     7       7       5       28

4. St. Gallen        19     8       3       8       27

5. Lausanne         19     7       4       8       25

6. Grasshoppers  19     6       6       7       24

7. Lugano   19     6       4       9       22

8. Thun      19     6       3       10     21

9. Luzern    19     5       5       9       20

10. Sion     19     4       5       10     17