Benitez: Na bënë presion të madh

Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez, duket se nuk është shqetësuar shumë për dështimin në debutimin me ‘Los Blancos’ në sfidën ndaj Sporting Gijonit.

“Reagimi i ekipit në pjesën e dytë ishte aspekti më pozitiv i takimit. Patëm shumë raste, por nuk u treguam të saktë para portës. Kundërshtari luajti me intensitet të lartë dhe me presion. Gjithsesi, ky është vetëm fillimi i sezonit”, deklaroi Benitez.

Skuadra e tij luajti 0:0 me Gijonin dhe edhe pse krijoi 25 raste për gol, nuk arriti ta konkretizojë asnjërën prej tyre. /Olle