Benitez e do Gerrardin te Reali

Steven Gerrard mund të mbetet edhe më tej në futbollin evropian, por jo më te klubi i zemrës së tij, Liverpool.

Sipas informacioneve të fundit të mediave spanjolle, trajneri i ri (me shumë gjasë) i Real Madridit, Rafa Benitez, e ka kërkuar huazimin 6-mujor të Steven Gerrardit.

Reali është një fazë ku duhet t’ia plotësojë pothuajse çdo kërkesë Benitezit dhe transferimi i Gerrardit po ashtu do të krijonte një bujë të madhe, andaj gjithçka mbetet e hapur. /Gazeta Olle