Benfica e fiton titullin e radhës

Benfica ka mbrojtur titullin kampion në Portugali.

Skuadra e drejtuar nga Rui Vitoria, është shpallur sërish kampion në elitën e futbollit portugez.

Ky është titulli i 36-të në histori të Benficas, dhe i katërti me radhë, rekord që arrihet për herë të parë në histori të këtij klubi.

Benfica edhe këtë edicion ka lënë pas Porton.