Bën gafën e madhe me himnin e Shqipërisë: Ja çfarë ka vendosur t’iu bëjë FSHF Francës

Shqipëria kishte luajtur muaj më parë ndeshjen kualifikuese në Paris ndaj Francës nga ku u mposht 4:1.

Por në këtë takim, vendi nikoqir Franca kishte bërë një gabim të madh me himnin e Shqipërisë, shkruan Gazeta Olle.

Në stadium në vend të himnit shqiptar, ishte lëshuar himni i Andorrës.

E për të mos bërë një gafë të tillë, Federata e Futbollit e Shqipërisë ka vendosur që himnin e Francës ta këndon Besa Kokëdhima.

Shqipëri – Franca, zhvillohet të dielën, nga ora 20:45 në “Arenën Kombëtare”.