Belkizi ka një urim të veçantë për burrin e saj

Ylli kosovar, Milot Rashica sot feston ditëlindjen.

Rashica sot feston ditëlindjen e 23’të, ndërsa përveç urimit nga Werder Bremeni, një urim të veçantë pati edhe gruaja e tij, Belkizi, shkruan Gazeta Olle.

Ajo e falënderoi Milotin për dashurinë që ka i fundit po ia jep asaj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Të dëshiroj çdo të mirë. Jam shumë falënderuese për çdo gjë që më bën gruan më të lumtur në botë. Të dua më shumë se fjalët mund të përshkruajnë”, shkroi Belkizi. /Gazeta Olle/